image Shtohen barrikadat në Bërnjak, vendosen edhe tre kamionë me zhavorr

Siguri

Shtohen barrikadat në Bërnjak, vendosen edhe tre kamionë me zhavorr

news image

Protestuesit serbë kanë shtuar barrikadat për bllokimin e rrugës në pikën kufitare në Bërnjak, në kuadër të protestës së tyre dhjetëditore kundër reciprocitetit për targat e përkohshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata kanë “përforcuar” pengesat e tyre me tre kamionë të tjerë të mbushur me zhavorr, duke bllokuar edhe më shumë qarkullimin në atë pjesë.

Mëngjesin e sotëm në veri është shtuar edhe numri i protestuesve, ndërsa barrikadat e reja janë vendosur përtej urës mbi Liqenin e Ujmanit.

Për të siguruar rend dhe qetësi në këto pika kufitare, në ndihmë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë shkuar edhe pjesëtarë të KFOR-it, të cilët kanë deklaruar se janë duke biseduar me palët për të ulur tensionet./Gazeta Sinjali/