image Shteti që zë vendin e parë në botë për azilkërkuesit

Botë

Botë/ Shteti që zë vendin e parë në botë për azilkërkuesit

news image

Për herë të parë që prej fillimit të krizës emigratore në vitin 2015, Franca ka tejkaluar Gjermaninë, duke u bërë vendi i parë për azilkërkuesit në Evropë.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Christophe Castaner duke e cilësuar si një anomali.

“Është konstatuar që Franca është bërë që prej 20 tetorit vendi i parë në Evropë për azilkërkuesit, ndërkohë që hyrjet në Evropë kanë filluar të ulen”, theksoi ai.

“Kjo është një anomali mbi të cilën ne duhet të punojmë”, theksoi Castaner pas një takimi me homologun gjeorgjian, Vakhtang Gomelaur.