image Shteti që shënoi 100 ditë pa asnjë rast të ri me COVID-19, po konsiderohet si një nga vendet më të sigurta në botë

Botë

Shteti që shënoi 100 ditë pa asnjë rast të ri me COVID-19, po konsiderohet si një nga vendet më të sigurta në botë

news image

Janë bërë pothuajse 100 ditë që kur Zelanda e Re nuk ka raportuar asnjë rast të ri me COVID-19, megjithatë autoritetet paralajmërojnë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, pasi shtetet si Vietnami dhe Australia po përballen me valë të re të infeksionit.

Sipas medieve të huaja, Zelanda e Re tani po konsiderohet si një ndër vendet më të sigurta në botë.

Vendi i është kthyer normalitetit, mirëpo autoritetet janë shprehur të shqetësuar pasi banorët po refuzojnë të testohen, dhe madje po injorojnë masat parandaluese shëndetësore.

“Arritja e 100 ditëve pa ndonjë transmetim të virusit brenda vendit, është me të vërtetë moment historik, megjithatë duhet të qëndrojmë vigjilentë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Ashley Bloomfield.

“Ne kemi parë jashtë jashtë vendit se si mund të përhapet shpejt virusi, sëmundja mund të rishfaqet përsëri. Duhet të jemi të përgatitur”, ka shtuar ai. /Gazeta Sinjali/