Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un caktoi një mbledhje emergjente pasi vendi raportoi rastin e parë të dyshuar për koronavirus, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të dielën.
Agjencia raportoi se personi që dyshohet të jetë i infektuar ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Korenë e Veriut mes qytetit Kaesong më 19 korrik. Personi në fjalë, sipas raportimeve, dezertoi në Korenë e Jugut, tre vite më parë.
Pacienti ishte kontrolluar dhe më pas futur në karantinë bashkë me të gjithë personat me të cilat kishte pasur kontakt në ditët e fundit.
Kim Jong Un vendosi masa izolimi për rajonet rreth Kaesong-ut dhe deklaroi gjendjen e emergjencës në një nga zonat./Gazeta Sinjali/