image Shteti i Iowas e njeh zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Politikë

Shteti i Iowas e njeh zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

news image

Ambasada e Kosovës në ShBA ka njoftuar se shteti i Iowas e ka njohur edhe zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Në njoftimin e postuar në X, Ambasada ka falënderuar Guvernatorin Kim Reynolds dhe Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate për këtë vendim.

“Kjo deklaratë është një dëshmi e vërtetë e miqësisë dhe partneritetit të thellë që gëzojnë Kosova dhe Iowa”.

iowa pavaresia e kosoves kosovo

“Faleminderit që festuat Ditën e Pavarësisë me ne dhe për angazhimin, dashurinë dhe mbështetjen tuaj të palëkundur gjatë rrugës”, ka thënë Ambasada në njoftim.

Tutje, thuhet se që nga viti 2013, “partneriteti ynë vetëm është forcuar, nga partneriteti i Gardës Kombëtare të Iowa-s deri te marrëdhëniet e Qytetit si Motër me nëntë komuna e më gjerë”.

“Jemi të lumtur që shohim bashkëpunimin tonë të lulëzojë në akademi, kulturë dhe mes njerëzve tanë”.

Kosova më 17 shkurt feston 16 vjetorin e pavarësisë.

/GazetaSinjali/