image Shteti evropian i pajis qytetarët e saj me “pasaportë koronavirusi”

Botë

Shteti evropian i pajis qytetarët e saj me “pasaportë koronavirusi”

news image

Duke marrë parasysh situatën me COVID-19 në të gjithë botën, Qeveria e Danimarkës ka nisur procesin për të pajisur qytetarët e saj me “pasaportë koronavirusi”.

Kjo “pasaportë” mund ta shkarkohet lirisht nga faqja e internetit e shëndetit kombëtar dhe mund të përdoret gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

Së pari duhet të aplikojnë për t’u testuar përmes faqes së internetit të http://koronaprover.dk/.

Nëse ata testohen negativë, mund të shkarkojnë një certifikatë zyrtare të coronavirusit, duke hyrë në faqen e internetit të shëndetit kombëtar të vendit http://sundhed.dk/ duke përdorur ID-në e tyre.

“Në shumë vende mund t’ju kërkohet të dokumentoni një provë negative Covid-19 dhe me pasaportën e re Covid-19, ne tani kemi një ofertë dixhitale për danezët që duhet të jenë në gjendje të sjellin një dokumentacion zyrtar të një testi në udhëtimin e tyre “, tha ministri i shëndetësisë, Magnus Heunicke në një deklaratë për shtyp.

Por, qytetarët danezë “pasaportën e koronavirusit” do të mund ta shkarkojnë vetëm nëse testi negativ për COVID-19, është bërë jo më larg se 7 ditët. /Gazeta Sinjali