image Shtetet në panik, koronavirusi shtrihet në 50 vende

Botë

Shëndetësi/ Shtetet në panik, koronavirusi shtrihet në 50 vende

news image

Virusi vdekjeprurës tani ka arritur në më shumë se 50 vende dhe territore jashtë Kinës, me mbi 4 mijë e 400 infeksione të regjistruara dhe të paktën 70 vdekje, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Zelanda e Re raporton për infeksionin parë koronavirus pasuar me shumë raste të konfirmuara në vende përfshirë Spanjën, Francën, Nigerinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe brenda natës, pasi shpërthimet e virusit në Korenë e Jugut, Itali dhe Iran vazhduan të përkeqësohen.

 Këto janë vendet më të goditura në secilin rajon të botës:

Afrika: Algjeria, Egjipti, Nigeria; Nga një 1 rast secila

Azia: Kina; 78.824 raste, 2.788 vdekje

Azia (jashtë Kinës): Koreja e Jugut; 2.022 raste, 13 vdekje

Australia-Azia: Australia; 22 raste

Evropa: Italia; 650 raste, 17 vdekje

Lindja e Mesme: Irani; 245 raste, 26 vdekje

Amerika Veriore: Shtetet e Bashkuara; 60 raste

Amerika e Jugut: Brazili; 1 rast