Virusi vdekjeprurës tani ka arritur në më shumë se 50 vende dhe territore jashtë Kinës, me mbi 4 mijë e 400 infeksione të regjistruara dhe të paktën 70 vdekje, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Zelanda e Re raporton për infeksionin parë koronavirus pasuar me shumë raste të konfirmuara në vende përfshirë Spanjën, Francën, Nigerinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe brenda natës, pasi shpërthimet e virusit në Korenë e Jugut, Itali dhe Iran vazhduan të përkeqësohen.
Këto janë vendet më të goditura në secilin rajon të botës:
Afrika: Algjeria, Egjipti, Nigeria; Nga një 1 rast secila
Azia: Kina; 78.824 raste, 2.788 vdekje
Azia (jashtë Kinës): Koreja e Jugut; 2.022 raste, 13 vdekje
Australia-Azia: Australia; 22 raste
Evropa: Italia; 650 raste, 17 vdekje
Lindja e Mesme: Irani; 245 raste, 26 vdekje
Amerika Veriore: Shtetet e Bashkuara; 60 raste
Amerika e Jugut: Brazili; 1 rast