image Shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës rrihen mes vete në Gjakovë, arrestohen pesë persona

Siguri

Shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës rrihen mes vete në Gjakovë, arrestohen pesë persona

news image

Pesë persona në Gjakovë janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se tre meshkujt e përfshirë në këtë përleshje janë kosovarë, kurse dy femrat janë shtetase të Shqipërisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë trajtuar.

Në lidhje me këtë rast, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregull.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar, tre meshkuj kosovarë dhe dy femra shqiptare shtetase të Shqipërisë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa të dyshuarat lirohen në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/