image Shtesat për punonjësit publik, ministri Murati jep një njoftim të rëndësishëm

Financa

Shtesat për punonjësit publik, ministri Murati jep një njoftim të rëndësishëm

news image

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka ekzekutuar sot pagat e muajit tetor për punonjësit e sektorit publik, por jo edhe shtesat prej 50 euro në muaj në kuadër pakos për përballje me inflacionin.

As me pagat e shtatorit nuk ishin ekzekutuar shtesat prej 50 eurosh, por ishte thënë se kjo do të ndahet me pagën e tetorit.

Sidoqoftë, ministri i financave, Hekuran Murati ka reaguar në lidhje me këtë, duke theksuar se sot është paguar shtesa për muajin tetor, kurse nesër do të ekzekutohet shtesa retroaktive që i përket muajit shtator.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Murati ka shkruar se përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor, kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator.

Postimi i plotë i tij:

Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator.

Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator.

Shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto.

/GazetaSinjali/