image Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Siguri

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

news image

Një grua në Shtërpcë dyshohet se ka tentuar të vrasë bashkëshortin e saj mbrëmë rreth orës 19:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Ferizaj bëjnë të ditur se ajo dyshohet se për ta arritur qëllimin e saj i ka helmuar me zhivë bashkëshortin.

Mirëpo, burri ka shpëtuar dhe kështu rasti ka mbetur “vrasje në tentativë”.

Për shkak të helmimit, ai ka pranuar tretman mjekësor.

Kjo prokurori ka filluar hetimet lidhur me këtë rast./Gazeta Sinjali/