image Shtëpia luksoze e Justin Bieber në shitje

Bota e Yjeve

Foto/ Shtëpia luksoze e Justin Bieber në shitje

news image

Këngëtari i njohur kanadez, Justin Bieber, ka vënë në shitje shtëpinë e tij luksoze pak metra larg qytetit Chester në Britaninë e Madhe.

Helsby Hill është një pronë që ka dy hektarë dhe përfshin një pishinë, si dhe një fushë futbolli, transmeton Gazeta Sinjali.

Justin Bieber ka qëndruar në këtë shtëpi kur po performonte në Manchester Arena gjatë turneut të tij.

Shtëpia e 25-vjeçarit ka pesë dhoma gjumi si dhe dhoma private për stafin, mund të bëhet e juaja vetë për katër milionë euro.

Blerësi me fat do të ndihet i sigurt me teknologjinë më të lartë të sigurisë, duke përfshirë dyert pa çelës dhe njohjen e gjurmëve të gishtërinjve./Gazeta Sinjali/