image Shtëpia e Bardhë tregon nëse do të ketë bisedë Biden-Putin

Botë

Shtëpia e Bardhë tregon nëse do të ketë bisedë Biden-Putin

news image

Nuk ka plane që presidenti amerikan Joe Biden të flasë me presidentin rus Vladimir Putin, tha të enjten drejtoresha e komunikimit e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield.

Ajo shtoi se çdo bisedë do të kërkonte “de-përshkallëzimin serioz” nga rusët në Ukrainë dhe vendosjen e një pengese të lartë për ribashkim mes dy liderëve, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

“Aktualisht jo. Ne kemi qenë shumë të qartë se çdo riangazhim i diplomacisë në atë nivel do të kërkonte demonstrim domethënës nga rusët për një de-përshkallëzimin serioz dhe ne nuk e kemi parë këtë” tha ajo.

Biden foli për herë të fundit me Putinin më 12 shkurt , më pak se dy javë përpara se Rusia të fillonte pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës.  

/GazetaSinjali/