image Shtëpia e Bardhë akuzon Rusinë se po e "përdor energjinë si armë"

Botë

Shtëpia e Bardhë akuzon Rusinë se po e “përdor energjinë si armë”

news image

Pas ndalimit të furnizimeve me gaz përmes Nord Stream One, Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Rusinë për përdorimin e energjisë si armë.

“Rusia po përdor energjinë si armë dhe po zgjedh të mbyllë tubacionin”, tha një zyrtar amerikan, raporton The Guardian.

Më tej ai ka thënë se: “ShBA dhe Evropa kanë bashkëpunuar për të siguruar furnizime të mjaftueshme në dispozicion. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, depozitat evropiane të gazit do të jenë plot deri në sezonin kritik të ngrohjes dimërore. Kemi më shumë punë për të bërë“.

/GazetaSinjali/