image Shtëpia e Bardhë akuzon Kinën se dërgoi teste false kundër koronavirusit

Shëndetësi

Pandemia/ Shtëpia e Bardhë akuzon Kinën se dërgoi teste false kundër koronavirusit

news image

Zyrtarët amerikanë kanë ngritur një tjetër akuzë ndaj Kinës në lidhje me pandeminë e koronavirusit që ka goditur tashmë të gjithë botën.

Këshilltari për tregtinë në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro ka akuzuar së fundmi Republikën e Kinës se ka dërguar teste për Covid-19 me kualitet shumë të ulët në Shtetet e Bashkuara dhe në disa raste madje dhe false dhe se ka përfituar nga pandemia.

Navarro, një kritik i hapur i Pekinit zyrtar, i cili është caktuar nga presidentit Trump që të punojë me linjën e furnizimit të pajisjeve të nevojshme për krizën shëndetësore, deklaron se testet për virusin dhe antitrupat janë shumë të nevojshme për amerikanët që të kthehen në vendin e tyre të punës.

“Ka shumë prej këtyre testeve të antitrupave që vijnë nga Kina dhe që janë me cilësi të ulët, lexime të rreme dhe gjëra të tilla”, u shpreh Navarro.

Navarro akuzon Kinën, vendin ku koronavirusi besohet ta ketë origjinën në qytetin Wuhan, për përhapjen e virusit në pjesën tjetër të botës pasi “ata e fshehën atë për gjashtë javë”.

“Ata mund ta kishin ndaluar virusin në Wuhan, por nuk e bënë. Ata mbollën botën me këtë. Me qindra mijëra kinezë që udhëtuan me aeroplan në Milano, Nju Jork dhe vende të tjera”, përfundoi Navarro. /Gazeta Sinjali/