image Shtatë të arrestuar nga përleshja mes nxënësve në Lipjan

Siguri

Shtatë të arrestuar nga përleshja mes nxënësve në Lipjan

news image

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se dje janë arrestuar shtatë nxënës në një shkollë në Lipjan, pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të prindërve dhe në konsultim me prokurorin për të mitur të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur shkaku i një mosmarrëveshje./GazetaSinjali/