Maqedonia e Veriut ka shënuar edhe 7 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total në 42.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kemi edhe 7 të prekur të tjerë me koronavirus në Maqedonin e Veriut.
Sipas tij, nga 38 të testuar për koronavirus, pozitivë kan♪7 dalë 7 persona, 3 nga Dibra dhe 4 nga Shkupi. Të gjithë ndodhen në gjendje të stabilizuar, përveç dy rasteve me pneumoni të moderuar.
Aktualisht janë duke u testuar edhe 22 persona të tjerë, rezultate pritet të dalin gjatë ditës së nesërme./Gazeta Sinjali/