image Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda një dite në Kosovë

Siguri

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda një dite në Kosovë

news image

Numri i rasteve të dhunës në familje po rritet çdo ditë. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shënuar shtatë raste të tilla në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në rrugën “17 shkurti”, në Fushë-Kosovë, rreth orës 00:20, është arrestuar një person i cili kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor.

Mirëpo, Fushë-Kosova nuk është vendi i vetëm në të cilin është raportuar për dhunë në familje. Në fshatin Siqevë të Klinës rreth orës 17:48 është arrestuar një burrë pasi që i njëjti kishte sulmuar bashkëshorten e tij, shtetase shqiptare.

Ditën e djeshme as Mitrovica nuk iu ka shpëtuar rasteve të dhunës në familje. Sipas raportit 24-orësh të policisë mësohet se një burrë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu bëhet e ditur se viktima është e moshës së mitur.

Pasditen e djeshme edhe në komunën e Ferizajt është raportuar për një rast të dhunës në familje. Atje, një burrë ka rrahur nënën e tij në rrugën “Safet Berisha” rreth orës 15:00. Viktima pas sulmit është dërguar për trajtim mjekësor.

Rastet ku fëmijët ushtrojnë dhunë ndaj prindërve të tyre kohëve të fundit kanë shënuar rritje në vendin tonë. Një burrë me nënshtetasi turk ka sulmuar fizikisht babain e tij, po ashtu shtetas turk.

Edhe në fshatin Drenoc të Malishevës dje rreth orës 17:20 është arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas raportit 24 orësh viktima pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor.

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi edhe për një rast të dhunës në familje në Malishevë, ku burri bashkë me nënën e tij ka sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij./Gazeta Sinjali/