Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se janë kryer 3512 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 876 qytetarë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë periudhë kohore janë shëruar 503 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 45,383 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Ndërkaq, shtatë pacientë e kanë humbur betejën me koronavirus.