image ShSKUK: Numër i madh i pacientëve post-COVID në spitale - Sinjali

ShSKUK: Numër i madh i pacientëve post-COVID në spitale

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se bazuar në raportet e datës 11 dhjetor 2021, në trajtim mjekësor janë shtatë pacientë me Covid-19 dhe 26 post-Covid.

Prej tyre, sipas ShSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë shtatë pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin