ShSKUK ka publikuar raportin e fundit, ku tregohet numri i saktë i pacientëve që po trajtohen me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas këtij njoftimi, 113 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK, në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme, ku prej tyre katër janë në një gjendje të rënduar.
Postimi i plotë:
“ShSKUK: 113 pacientë në trajtim nga COVID-19
Në QKUK, klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 113 pacientë, sipas raportit të punës për datën 8 qershor 2021.
Prej tyre, 34 janë të konfirmuar me COVID-19, 4 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 87 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 76 pacientë: 2 pacientë janë në gjendje të rënduar 15 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 65 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 21 pacientë, 2 janë në gjendje të rëndë Klinika e Pulmologjisë, 55 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 37 pacientë: 19 të konfirmuar pozitivë 22 me oksigjeno-terapi. 2 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit ka 4 pacientë, Spitali i Gjakovës 3 pacientë, Spitali i Pejës 17 pacientë, Spitali i Gjilanit 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës 4 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 6 pacientë.” /Gazeta Sinjali/