image SHSIMP dënon ashpër sulmin ndaj infermierëve: Një infermier kujdeset deri në 20 pacientë

Shëndetësi

SHSIMP dënon ashpër sulmin ndaj infermierëve: Një infermier kujdeset deri në 20 pacientë

news image

Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë ka reaguar pas sulmit ndaj infermierëve në Spitalin e Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes njoftimit, kjo Sindikatë kërkon nga organet e sigurisë që të ju ofrojnë siguri në vendin e tyre të punës pasi që sipas tyre një infermier kujdeset deri në 20 pacientë.

“Ne ju bëjmë thirrje organeve përgjegjëse që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të dalin para drejtësisë. Infermierët edhe ashtu janë të lodhur nga mbingarkesa në punë, ku një infermier kujdeset deri në 20 pacient. Po ashtu, kërkojmë nga organet kompetente që të ju ofrojnë siguri infermierëve në vendin e tyre të punës, në mënyrë që infermierët të i kryejn obligimet  e tyre pa presion dhe pa frikë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

/Gazeta Sinjali/