image Shqiptohen rreth një mijë gjoba ndaj atyre që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Siguri

Shqiptohen rreth një mijë gjoba ndaj atyre që nuk respektuan masat antiCOVID-19

news image

Dje në Kosovë janë shqiptuar 922 gjoba ndaj atyre që nuk i respektuan masat ndaj COVID-19.

Kështu njoftoi Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh të tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, për thyerje të rregullave në komunikacion, policia bën të ditur se ka gjobitur 1004 pjesëmarrës në trafik.

Kurse, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 31 aksidente, ku 11 kanë përfunduar me të lënduar. /Gazeta Sinjali/