Deputetja shqiptare Ermina Lekaj-Përlaskaj do të vazhdojë të jetë si deputete edhe për një tjetër mandat në Parlamentin kroat.
Kështu Lekaj-Përlaska, do të jetë për herë të tretë në Parlament.
Në zgjedhjet e mbajtura dje, kandidatja nga Prizreni ka fituar mbi 1 mijë e 700 vota, që ishin të mjaftueshme për të siguruar mandatin e radhës.
Ermina Lekaj-Përlaskaj ishte e nominuar nga Unioni i Shqiptarëve në Kroaci.
Në zgjedhjet e mbajtura dje, partia HDZ e Kryeministrit Andrej Plenkoviq ka fituar bindshëm duke marrë 66 ulëse në Parlamanet, apo 37% të votave, ndërsa që një subjekt të ketë shumicën dërmuese duhet të ketë 76 deputetë./ Gazeta Sinjali/