Një 57-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur, pasi është goditur me thikë në Itali.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Mediat vendase bëjnë me dije se një shqiptar është vrarë me thikë nga fqinji i tij pas një mosmarrëveshje që kishin patur për shkak të bashkëpronësisë.
Shqiptari vdiq pak pasi mbërriti në spital pasi kishte
marrë plagë të rënda në stomak.
Pas debatit që kishte patur me italianin, 60-vjeçari shqiptar kishte tentuar të largohej por italiani e kishte ndjekur nga pas edhe e kishte vrarë afër një nënkalimi.
Ishin këmbësorët ata që e panë shqiptarin në rrugë dhe njoftuan ambulancën menjëherë.
Mësohet se fillimisht viktima dhe autori kanë debatuar disa çaste por më pas sherri ka degjeneruar në dhunë dhe deri në përdorimin e armës së ftohtë që i ka kushtuar me jetë 57-vjeçarit.
Ndërsa autori u tha policëve se ai e vrau
viktimën për t’u vetëmbrojtur.
/GazetaSinjali/