image Shqiptari rrah të dashurën në Itali pasi nuk ia dha telefonin për t'ia kontrolluar

Evropë

Shqiptari rrah të dashurën në Itali pasi nuk ia dha telefonin për t’ia kontrolluar

news image

Një shqiptar 29-vjeçar është arrestuar nga Policia në Torino të Italisë pasi ka rrahur të dashurën e tij.

Sipas mediave italiane, i dyshuari i kishte kërkuar asaj telefonin për t’ia kontrolluar, por kur kjo e fundit ka refuzuar ai e ka qëlluar me shkelma dhe grushta.

Viktima arriti të largohej duke u strehuar në shtëpinë e shoqes së saj. Por 29-vjeçari nuk hoqi dorë nga ndjekja duke e pritur atë jashtë derës së shtëpisë derisa të dilte. Megjithatë, ajo e denoncoi sërish të dashurin në Polici.

Zyrtarët policorë kontrolluan banesën e 29-vjeçarit shqiptar ku gjetën 250 gramë marihuanë në garazhë.

/GazetaSinjali/