image Shqiptari që vrau fqinjën në Greqi: Mendova se më kishte bërë magji

Rajon

Shqiptari që vrau fqinjën në Greqi: Mendova se më kishte bërë magji

news image

Një 32-vjeçar shqiptar është prangosur nga Policia greke, pasi akuzohej për vrasjen e një personi në Greqi.

Krimi ka ndodhur në 23 dhjetor të 2020, kur i riu shqiptar kishte nisur një konflikt me fqinjët e tij, të cilët i akuzonte se po i “rripnin” nga paratë.

E shoqja e viktimës, ishte administratorja e pallatit ku jetonte shqiptari bashkë me nënën e tij, dhe ai besonte se ajo po merrte më shumë para për shërbimet sesa duhej.

Pasi konflikti kapi majën, i riu shqiptar shkoi në vendin e punës së viktimës, e cila ishte punonjëse shëndetësore, dhe e qëlloi pas koke.

Më pas trupin e pajetë e tërhoqi deri në veturën e tij në parking për ta lënë diku tjetër. Viktima u gjet e vdekur në makinën e tij në një parking nëntokësor disa kohë më vonë, raporton dosja.al

Pas krimit, autori kishte ardhur në Shqipëri por nuk ia doli që t’i fshihej drejtësisë greke. Pas kapjes, i riu befasoi më rrëfimin që bëri në Polici, ku deklaroi se: “Mendova se më kishin bërë magji dhe doja t’i hiqja qafe”.

Po ashtu dyshohet se nëna e tij kishte dijeni se i biri kishte planifikuar krimin, dhe u përpoq ta ndalonte por nuk ia doli./Gazeta Sinjali/