image Shqiptari që e ekzekutoi avokatin grek pozon me puro dhe telefon në qeli

Vrasja/ Shqiptari që e ekzekutoi avokatin grek pozon me puro dhe telefon në qeli

news image

Vrasësi shqiptar i avokatit grek, Mihalis Zafeiropoulos ka pozuar nga shtrati i burgut mëse i qetë, duke pirë cigare dhe me celular në dorë, gjë e cila është e ndaluar për të burgosurit. Fotot janë bërë publike nga mediat greke.

Javën e kaluar Gjykata e Apelit në Athinë e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasje dhe 11 vjet shtesë për dy grabitje me dhunë. Po ashtu edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Oldi Dulce dhe Klodian Lekocja, u dënuan me burg të përjetshëm për vrasjen e avokatit.

“Unë kam lindur vrasës dhe do të vdes një vrasës”, ka shkruar Ibrahim Brahimaj kohët e fundit në rrjetet sociale me një llogari të rremë, raportojnë mediat në shtetin fqinj.