image Shqiptari që akuzohet për grabitje të vilës së Benzemas, ekstradohet në Spanjë

Evropë

Shqiptari që akuzohet për grabitje të vilës së Benzemas, ekstradohet në Spanjë

news image

Alfred Prodani nga Laçi, ish- drejtuesi i ndërmarrjes publike të ujësjellësit të Kurbinit i arrestuar para disa muajsh falë ndërhyrjes së Interpolit dhe policisë shqiptare, sot është ekstraduar drejt Spanjës. Ai akuzohet se ka vjedhur 2 herë vilën e yllit të Real Madrid, Karim Benzema.

 “Bashkëpunimi mes NCB të INTERPOL të Madridit dhe Tiranës ka mundësuar ekstradimin e një shtetasi shqiptar të kërkuar nga sistemi i drejtësisë spanjolle, falë marrëveshjes së nënshkruar mes Spanjës dhe Shqipërisë. Ky është Alfred Prodani, autori i dyshuar i grabitjes në shtëpinë e një futbollisti të njohur”.

Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani u arrestua nga policia me 7 maj pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Spanjë. Menjëherë pas arrestimit, autoritetet Spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjesh duke detyruar togat e zeza në Kurbin, që ta mbajnë në burg atë me qëllim ekstradimi. 

/GazetaSinjali/