Enis Muqaj është treguar i jashtëzakonshëm në debutimin e tij si profesionist në MMA.
Mbrëmjen e kaluar, 18 vjeçari ka mposhtur në “shtëpinë e tij” serbin, Veljko Vulovic.
Shqiptari nga Prizreni nuk i dha asnjë mundësi kundërshtarit dhe në fund fitoi brezin në kategorinë deri në 77 kilogram.
Duker se Muqaj ka një të ardhme të ndritur në sportin e arteve luftarake të përziera, e këtë e tregoi edhe ndaj sportistit serb./Gazeta Sinjali/