image Shqiptari merr peng familjarët në Greqi

Shqipëri

Shqiptari merr peng familjarët në Greqi

news image

Një burrë nga Shqipëria e ka marrë peng familjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Palini” në kryeqytetin e Greqisë.

28 vjeçari i cili është baba i dy fëmijëve ka marrë peng bashkëshorten dhe nënën e tij.

Ervis Hoxha, nga Berati që vuan prej problemeve mendore, shkruan Top-Channel.

Policia sqaron se autori mbajti me dhunë në banesë dy gratë për disa orë.

Në zonë shkuan forca të shumta të policisë si dhe skuadra e specializuar në operacionet speciale të policisë helene, Ekam.

Autori u arrestua dhe në këtë moment po dërgohet në drejtorinë e policisë së Atikës.

Ende nuk dihen shkaqet se përse autori sulmoi dy gratë dhe përse ai nuk ishte në spital të specializuar për rastet analoge.

/GazetaSinjali/