image Shqiptari kapet me mbi 4 kilogram marijuanë në Igumenicë

Rajon

Siguri/ Shqiptari kapet me mbi 4 kilogram marijuanë në Igumenicë

news image

Një shqiptar është kapur me mbi 4 kilogram marijuanë në kufirin greko-shqiptar. 

Shqiptari, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, u kap ne Kestrini të Igumenicës.

Ai po ecte në këmbë duke mbajtur një çantë shpine brenda së cilës u gjetën dhe sekuestruan 3 pako me 4 kilogram e 370 gram marijuanë.

Ndërkohë gjatë kontrollit trupor, në xhup iu gjeten dhe sekuestruan 1.6 gram hashash.

Nga fillimi i vitit policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit por edhe në zona të tjera, rreth 10.5 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. /Gazeta Sinjali/