Një i ri nga Fieri u kap duke udhëtuar me 172 kilometra në orë në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia publikoi videon e 27-vjeçarit, që u justifikua duke thënë se e prisnin në shtëpi.
Rrugorët thonë se sado luksoz të jetë mjeti, me këtë shpejtësi, në lagështirë dhe gjatë natës, bëhet i rrezikshëm.
“Ky nuk është vetëbesim, por papërgjegjshmëri ndaj jetës tënde dhe përdoruesve të tjerë të rrugës,” shkruan policia.
“Argëtohuni, po mos abuzoni”.