image Shqiptari hero në Evia, ishullin e përfshirë nga flakët në Greqi

Rajon

Shqiptari hero në Evia, ishullin e përfshirë nga flakët në Greqi

news image

Që nëntë ditë ishulli Evia i Greqisë është përfshirë nga zjarri, mediat greke zbulojnë heronjtë e heshtur të kësaj tragjedie, shkruan Gazeta Sinjali.

Hero i ditës po bëhet një emigrant shqiptar me banim në fshatin Pefki që u kërcënua disa herë nga zjarri.

Miqtë e tij grekë e quajnë Apostolis, por emri i tij i vërtetë është Astrit.

Siç shihet në video, Astriti i ngjitet gardhit me tela me gjemba dhe me një degë të thyer, lufton për të shuar zjarrin, duke fituar kohën e mjaftueshme për të mbërritur një makinë zjarrfikëse në vend dhe të shuajë flakët.

Astriti ka folur për kanalin privat Open, i cili është shpreh se “Ndjeva se po digjej shtëpia jonë, prona e të gjithëve dhe hyra brenda”. Tutje shtoi se “U ndjeva si për atdheun tim, jam këtu për 29 vjet dhe bëra çmos për të shuar zjarrin. Arritëm në pikën e fundit dhe thashë se duhet të shpëtojmë. Ndjej se kam një detyrim ndaj këtij vendi”.

Shumë banorë kanë luftuar këto ditë me flakët në shumë zona të Greqisë për të shpëtuar pronat e tyre, shtëpitë e gjithçka tjetër me vlerë edhe kur dukej se do ta humbnin jetën. /GazetaSinjali/