image Shqiptari hero i Finlandës, shpëton çiftin e moshuar nga zjarri

Botë

Shqiptari hero i Finlandës, shpëton çiftin e moshuar nga zjarri

news image

Mediat Finlandeze raportuan se mbrëmjen e ditës së mërkurë një zjarr të madh shpërtheu në Minttutie të Finlandës. Nga ky zjarr u shkatërrua tërësisht një shtëpi.

Sipas mediave finlandeze shqiptari Mergim Halili kishte ndihmuar një çift të moshuarve që të shpëtonte nga zjarri.

Mergim Halili, i cili jeton në lagjen ku u dogj shtëpia tha se ai së bashku me të dashurën e tij kishin ndihmuar çiftin që të dilte nga banesa.

Halili thotë se ata vunë re se tymi ngrihej nga shtëpia e qytetit dhe u nisën për të parë situatën. Ndërsa flakët u rritën, ata vendosën të kontrollonin nëse kishte njerëz në apartamente. Sipas Halilit, ata trokitën në derën e shtëpisë dhe i ranë ziles.

Krahas Mergimit edhe persona të tjerë trokitën në dyer e dritare për t’u siguruar që askush nuk është më brenda.

Videon e zjarrit mund ta shikoni KËTU. /Gazeta Sinjali/