image Shqiptari bie nga kati i dytë i ndërtesës ku po punonte

Kosovë

Tragjike/ Shqiptari bie nga kati i dytë i ndërtesës ku po punonte

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në Fier, ku një punonjës 40 vjeçar ka rënë nga lartësia e katit të dytë të një ndërtese ku po punonte.

Autoritetet kanë njoftuar se fjala është për shtetasin me inicialet D.M, 40 vjeçar. Aksidenti ka ndodhur në lagjen ‘apollonia’. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, teksa policia thekson se aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia” Fier, shtetasi, D.M, 40 vjeç duke punuar në një ndërtesë, ka rënë nga kati i dytë i objektit dhe për momentin ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Gazeta Sinjali/