image Shqiptarët që fituan zgjedhjet në SHBA

Rajon

Shqiptarët që fituan zgjedhjet në SHBA

news image

Katër shqiptarë kanë fituar në zgjedhjet nacionale në SHBA.

Ministri i Diasporës nga Shqipëria, Pandeli Majko ka thënë se katër shqiptarë kanë dalë fitues në këto zgjedhje nga shtatë sa kishin kandiduar gjithësej.

“Jetlir Kulla ka fituar mandatin e tij të tretë për Këshillin Bashkiak të qytetit Waterbury, Donna Colorio do të jetë pjesë e Këshillit të Qytetit të Worcester-it, Robert Gjonaj Donovic është shpallur fitues për Këshillin e Qytetit në Livonia, Michigan ndërsa Vedat Gashi do të përfaqësojë shqiptarët në Bordin e Legjislatorëve në Westchester” , ka shkruar Majko në Facebook.


Në këto zgjedhje kandiduan shtatë shqiptarë./Gazeta Sinjali/