Shqiptarët e mbetur në Kanada si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi, mund të aplikojnë online për zgjatjen e qëndrimit.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë informoi shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kanada, se sipas autoriteteve kanadeze, të gjithë shtetasit e huaj që për shkak të situatës së krijuar për shkak të COVID-19, nuk kanë mundur të largohen nga Kanadaja, mund të aplikojnë online për zgjatjen e statusit së tyre, të qëndrimit, para përfundimit të tij.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bën të ditur se, aplikimi mund të bëhet online në linkun: https://bit.ly/2UawUkE”