Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 ka luajtur baras (1:1) në ndeshjen miqësore kundër Serbisë U21, në ndeshjen që u zhvillua në Qipro.
Berat Kalkan shënoi për Maqedoninë e Veriut, më pas Mitroviq barazoi nga penalltia.
Hamza Rramani ka luajtur shkëlqyeshëm, po ashtu edhe Behar Feta.
Maqedonia u paraqit me këtë përbërje: Alçevski, Despotovski, Ramadani, Stojçevski, Maksimov, Todorovski, Rramani, Krstevski, Malevski, Ilievski, Kalkan.