image Shqiptarët e Australisë ruajnë traditën, festojnë Bajramin (VIDEO)

Botë

Shqiptarët e Australisë ruajnë traditën, festojnë Bajramin (VIDEO)

news image

Shqiptarët në Australi kanë festuar Fitër Bajramin. Këtë vit namazi i Bajramit është falur nga imami Hysni Merja, i cili ka një muaj që i është bashkuar komunitetit mysliman në Shepperton të Australisë.

Dhjetëra shqiptarë të lindur në Australi kanë falur namazin e Bajramit në xhaminë e ndërtuar nga të parët e tyre në Sheperton.

Namazi u drejtua nga imami Hysni Merja, i cili prej një muaji ka lënë Shqipërinë dhe jeton në Australi.

Besimtarët kanë uruar festën e Fitër Bajramit. Pas faljes, familjet nisën me përgatitjet për drekën e Bajramit.

/GazetaSinjali/