Më 20 vota për, Shqiprim Arifi është zgjedhur kryetar i Preshevës. Kujtojmë se Ardita Sinani, e cila udhëhoqi për 11 muaj këtë komunë, u shkarkua gjatë ditës së sotme nga anëtarët e Kuvendit Komunal të Preshevës.
Arifi kishte qenë kryetar i komunës së Preshevës edhe më herët.
Gjatë ditës së sotme, kryeministri Kurti ka takuar spektrin politik shqiptarë në Luginë, përveç Arifit, i cili ka bojkotuar këtë takim.