Amerikania Ashley White ndodhej në katin e 17-të të pallatit ku po qëndronte me pushime kur pa një skenë vërtetë të pazakontë në Myrtle Beach të Kalifornisë në SHBA.
Një shpend i madh mbante në kthetra një peshk po aq të madh sa vetja.
Video bëri xhiro në rrjetet sociale, me shumë komente që përcaktonin se cilës specie i përkiste shpendi dhe peshku.
Disa nuk ngurruan të komentonin se peshku ishte në të vërtetë peshkaqen, por ekspertët më vonë e përcaktuan si një makarel spanjoll dhe shpendi si shqiponjë peshkngrënëse (Pandion haliaetus). /Gazeta Sinjali