Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të aborteve në Rajon. Nga të dhënat rezulton se në vend, për çdo 1 mijë lindje ka 162 aborte, nivel ky më i lartë se Kosova, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Serbia.
Dëshira për të pasur djalë apo mosha jo e përshtatshme nuk janë arsyet e vetme të aborteve në shkallë të lartë në vend.
Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, në harkun e viteve 5 viteve në vend janë kryer gati 26 mijë aborte.
Kjo shifër është gati e njëjtë me numrin total të bebeve të lindura në vitin 2021.