image Shqipëria U21 pëson disfatë të thellë nga Çekia U21

Futboll

Shqipëria U21 pëson disfatë të thellë nga Çekia U21

news image

Me rezultat të bindshëm 4-0 është mposhtur sonte Shqipëria U21 nga Çekia U21.

Të drejtuarit nga Alban Bushi pësuan plot 4 gola, për t’u larguar kështu nga Çekia me humbje të thellë.

3 gola u pësuan pas vetëm 32 minutave, e pastaj pjesa e mbetur e ndeshjes kaloi lehtë për çekët. Gjërat për Shqipërinë u komplikuan edhe më shumë kur Mitaj u përjashtua nga loja në minutën e 71’ të ndeshjes, e më pas u pësua edhe goli i katërt në minutën e 83’ dhe ndeshja u mbyll 4-0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikimet drejt Kampionatit Evropian të grupmoshave U21. Në po këtë grup ndodhet edhe Kosova, e cila ndeshjen e vet e luan nesër ndaj Anglisë.

Sa i përket Shqipërisë, ajo momentalisht ka 3 pikë pas dy ndeshjeve, kurse Çekia i prin grupit me plot 6 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/