image Shqipëria U21 ka kaluar në epërsi ndaj Andorrës me super golin nga gjuajtja e lirë

Futboll

Shqipëria U21 ka kaluar në epërsi ndaj Andorrës me super golin nga gjuajtja e lirë

news image

Shpresat e drejtuar nga Alban Bushi po luajnë momentalisht në “Elbasan Arena” ndaj Andorrës, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euripianit 2023.

Për kuqezinjtë kjo është ndeshja e tretë në grup, ku kanë një fitore dhe një barazim, pa ndeshjen e sotme.

Goli i parë për këtë takim është shënuar në minutën e 36-të. Ernest Muçi ekzekuton një goditje dënimi në mënyrë perfekte dhe topi shkon në rrjetë.

Goli i sotëm i Muçit mund të jetë edhe një sinjal i qartë për Rejën, për t’i treguar se e meriton një ftesë nga ekipi A.

Video https://vidnews.net/video/1633628279411

/Gazeta Sinjali Sporti/