image Shqipëria triumfon ndaj Polonisë, merr pozitën e parë në tabelë

Futboll

Shqipëria triumfon ndaj Polonisë, merr pozitën e parë në tabelë

news image

Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në gjasat për kualifikim në Euro 2024.

Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezultat të pastër Poloninë, duke triumfuar me rezultat 2-0, me nga një gol në secilën pjesë.

Jasir Asani zhbllokoi sfidën në minutën e 38-të duke realizuar një eurogol nga distanca.

Goli i dytë erdhi nga Mirlind Daku, i cili sapo u fut në lojë në pak momente ai realizoi golin e dytë të skuadrës dhe të parin e tij me fanellën e Shqipërisë.

Me këtë fitore, Shqipëria merr lidershipin në grupin E, duke u renditur e para me 10 pikë, dy pikë më shumë sesa vendi i dytë, Çekia.

/GazetaSinjaliSport/