image Shqipëria triumfon më në fund, mposht Moldavinë në Prishtinë

Basketboll

Shqipëria triumfon më në fund, mposht Moldavinë në Prishtinë

news image

Shqipëria ka regjistruar fitoren e parë në FIBA European Challenger për U16 te meshkujt, duke mundur Moldavinë me rezultat 67:55 (17:11, 22:16, 16:14, 12:15).

Kuqezinjtë e nisën më mirë ndeshjen, duke qenë më të mirë se moldavët për të fituar çerekun e parë me shifrat 17:11.

Shqipëria vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, që e fituan 22:16, duke shkuar në pushim me shifrat 39:27.

Kuqezinjtë nga Shqipëria ruajtën epërsinë deri në fund, për të triumfuar me shifrat 67:55

Kjo ishte fitorja e parë për Shqipërinë pas dy humbje, ndërsa humbja e tretë radhazi për moldavët.

Nga ora 17:00 do të përballen Kosova dhe Gjibraltari, ndërsa në ora 20:00 zhvillohet ndeshja Malta-Luksemburgu. /Gazeta Sinjali Sporti/