image Shqipëria solidarizohet me Izraelin, i vendos flamurin në sheshin “Nënë Tereza”

Shqipëri

Shqipëria solidarizohet me Izraelin, i vendos flamurin në sheshin “Nënë Tereza”

news image

Shqipëria i  ka dalë në krahë Izraelit, i cili ka shpallur gjendje lufte pas qindra goditjeve që i erdhën nga Hamasi i Palestinës.

Godina e universitetit politeknik në sheshin Nënë Tereza, është “veshur” mbrëmjen e kësaj të diele me flamurin Izraelit.

Vetëm pak më parë Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht se nga Izraeli janë kthyer 40 shqiptarë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ambasada Shqiptare në Izrael.

Militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës më 7 tetor, gjë që nxiti reagimin e menjëhershëm të ushtrisë izraelite me sulme ajrore.

Zyrtarët në Izrael raportuan për më shumë se 600 njerëz të vrarë, ndërsa ata në Rripin e Gazës thanë se së paku 370 veta janë vrarë dhe mbi 2.000 të tjerë janë plagosur ndërkohë që konflikti vazhdon ende.

/GazetaSinjali/