Një shtetas i Turqisë pritet të ekstradohet në vendin e tij nga policia e emigracionit. Ai është kapur në aeroportin e Rinasit rreth 6 muaj më parë, ku tentoi të kalonte tranzit me pasaportë false kanadeze.
Bëhet fjalë për 42-vjeçarin, Harun Çelik, i cili akuzohet nga autoritetet turke si pjesë e grupit të Fethullah Gylen.
Mediat në Shqipëri raportojnë se Çelik, pak më parë, ndodhej në Laprakë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, ndërsa në këto momente bëhet me dije se e kanë nisur drejt aeroportit ku do të depërtohet më vonë./Gazeta Sinjali/