image Shqipëria pranon edhe 50 mijë vaksina kineze

Shqipëri

Shqipëria pranon edhe 50 mijë vaksina kineze

news image

Shqipëria vazhdon të mbetet vendi me numrin më të madhe të vaksinave antiCOVID në rajon, raporton Gazeta Sinjali.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar se sot në aeroportin “Nënë Tereza”, kanë arritur edhe 50 mijë doza të tjera të vaksinës Coronavac.

Kësisoj, numri i përgjithshëm i vaksinave që Shqipëria ka siguruar deri tani ka arritur në 1 milion 67 mijë e 950.

Rama ka bërë të ditur se ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë./Gazeta Sinjali/